Sarandë/ Shitet Apartament 2+1+A+BLK, Kati 3, pamje nga deti ,Cmimi 48’000euro

Shitet: Apartament i tipit 2+1, ballkon, banjo,sip.64m2, kati 3-të banim, ne një Pallat të Ri 11-katësh, Vitit 2005-2006, rruga “Janaq Kumi”/në krahun e Spitalit dhe të Portit të Sarandës, mbi zonën Kodrra/mbi Stadium, 10-minuta në këmbë nga qendra e Srandës(Lemani)/ ose 5-minuta me autovetur, me pamje/shikim të gjithë bregdetin e Sarandës(nga përroi i Çukës, Ksamilin e Korfuzin) Sarandë.

Zona dhe Pallati.Zona e Spitalit, mbi Kodrra dhe rruga “Janaq Kumi” jane ndër zonat e njohura dhe të preferuara të Sarandës, e mirë-sistemuar dhe integruara me të gjitha arteriet kryesore të Sarandës. Zona është me infrastrukture të ribërë komplet(rrugë, trotuare, ndriçim etj), zonë e qetë, e pastër, e ajroshme, e ngritur nga deti dhe me pamje komplet nga deti, shumë afër me Portin dhe qendrën e Sarandës, me disa plazhe drejtimi buzë detit. Gjithashtu, kjo zonë është ngjitur edhe me stadiumin dhe terrenet sportive të Sarandës. Pallati, gjendet në krahun e majtë të rrugës “Janaq Kumi”,150m nga fillimi i rrugës(rrugës “Studenti”) ndërsa pozicioni/shtrirja e pallatit është nga jug-lindja(nga deti) dhe veri-lindja nga ku janë edhe hyrjet/shkallët e pallatit. Pozicioni i pallatit, afër me Spitalin, mbi zonën Kodrra dhe mbi Stadiumin, mundëson shikimin nga të dy anët e gjithë qytetit të Sarandës dhe komplet detin përpara. Pallat i Ri ndërtim i viteve 2005-2006, me 11-kate mbi tokë, dhe me 2-hyrje(shkallë), shkallët me dritë natyrale, me ashensor, administrator. Shkallët dhe holli në kat janë të bollshme, në çdo kat ka nga 2 koridore(drejtime) dhe në çdo koridor me nga 3-apartamente. Mikro-zona ku gjendet pallati është e sisitemuar, me pamje relaksuese dhe shikohet lehtësisht deti.

Apartamet: tipit 2+1 me sipërfaqe neto, në Çertifikatën Pronësisë 64m2,1-banjo, e 1-ballkon, 2-dhoma gjumi dhe pjesa ndënjes/sogiorno me kuzhinën, në katin e 3-të, të hyrjes(shkallës) së parë, në koridorin majtas ashensorit. Apartamenti është me pamje nga deti(jug-lindje dhe jug-perëndim) me dritë të bollshëme dhe lehtësisht i ajrosshëm. Apartamenti është funksional dhe i rehatshëm në shfrytëzim, me kuzhinë dhe pjesën e ndënjes të kompletuar, banjo funksionale dhe dhomat pjesërisht të mobiluara. Me dalje në ballkon të një dhome gjumi dhe të pjesës ndënjes/sogiornos, ballkoni formë llozhe me përmasa mesatare dhe pamje/shikim nga deti. Të gjitha pjesët e apartamentit, përveç banjos janë me dritë dhe ajrosje natyrale, i gjithe apartamenti me pllaka cilësore, në ngjyrë bezhë të hapur, dyert e brendëshme prej druri ngjyrë kafe në majltë, muret e tavanet të drejta e ngjyrë të hapura/bardhë, dritaret dhe dyert e ballkonit duralumin-pvc dopio-xham, ngjyrë bardhë.

Përbërja/planimetria apartamentit: Nga dera kryesore futesh në hapsirë te hapur, ku drejt gjendet pjesa e ndënjes/sogiorno me kuzhinën( e kompletuar). Kjo pjesë me përmasa relativisht të bollshme, në formë drejtkëndore, me dritë natyrale(që futet nga vetrata-derë-dritare e ballkonit), ku pjesa e ndënjes lidhet me ballkonin në formë llozhe, përmasa mesatare dhe pamje nga jug-lindja, deti. Gjithashtu nga pjesa e ndënjes kalohet edhe në njërën nga dhomat e gjumit, e kompletuar dhe me dritare nga deti.
Në të djathë të derës hyrëse është një mini koridor që të çon në banjo-dush, komplet e kompletuar me të gjitha paisjet dhe aksesorët dhe në gjëndeje funksionale, ndërsa në të majtë të minikoridorit gjendet dhoma tjetër e gjumit, me përmasa mesatare, e kompletuar me një dollap të futur në murë, me derë-dritare jug-perëndimi, e cila shërben edhe për dalje në ballkon.
Muret dhe tavanet:Muret janë në përgjithësi të drejta, të suvatuara dhe të lyera me ngjyrë të hapura/bardha, ndërsa tavanet normale, ngjyrë të bardhë. Dyshemeja: e gjithe apartamentit është e shtruar me pllaka cilësore, me ngjyrë bezheë të hapura.
Dyert e brendshme: prej druri, ngjyrë kafe në mjalë, ndërsa dritaret, dyert e ballkonit me plastike dopio xham, ngjyrë të bardhë.
Përdorimi i mëparshëm e aktual: Apartamenti është përdorur per pak vite nga pronarët/të zotët dhe aktualisht është i destinuar për shitje, pasi pronarët jetojnë në një banesë tjetër.
Dokumentacioni:Çertifikatë Pronësie dhe i shitshëm në çdo moment.
Çmimi Shitjes:Shitet me 48’000euro,i diskutushëm, shitet në çdo moment,
Adresa:Rr. “Janaq Kumi” krahu i Spitalit dhe Portit të Sarandës, mbi zonën Kodrra dhe me pamje gjithe bregdetit të Sarandës, 10-minuta në kembë nga qendra (Lemani) i Sarandës.

Tel: +355(0) 42 340 855
Cel: +355 (0) 69 62 81 433
Email:adstudiosherbimesh@gmail.com

Loading...