‘Po shkoj të ushqej pulat’.
Ky ka qenë justifikimi i një të riu shqiptar në Siena, kur e ka ndaluar policia italiane.
Shqiptari, një 35-vjeçar ishte duke udhëtuar me makinën e tij, kur një postbllok policie e ka ndaluar.
Pasi është pyetur nga policia se kush ishte, shqiptari u kishte dhënë emrin karabinierëve.
Njëri prej policëve që ishte në patrullë, mësohet se e kishte lexuar emrin e shqiptarit, në listën e banorëve të komunës së Chiusit, të personave që ishin të infektuar me koronavirus.
Menjëherë është bërë ndalimi i tij dhe është kërkuar që të rikthehej në shtëpinë e tij, ku edhe ishte duke vazhduar terapinë e shërimit nga virusi.
Loading...