Punimet për ndërtimin e lotit të 3 të rrugës së Lumit të Vlorës vijojnë me intensitet

Punimet për ndërtimin e lotit të tretë të rrugës së Lumit të Vlorës po vijojnë me intensitet të lartë.

Kryeministri Edi Rama publikoi sot foto të kantierit të ndërtimit të rrugës në lotin e 3.

Projekti për ndërtimin e rrugës së Lumit të Vlorës, parashikon ti japë zgjidhje të qëndrueshme infrastrukturës publike në zonën e Bregdetit të Jugut, specifikisht në zonën e Lumit të Vlorës, duke kontribuar në përmirësimin e kushteve të jetesës për banorët dhe ridimensionim e sektorit të turizmit, si një nga shtyllat kryesore të ekonomisë lokale dhe rajonale.

Projekti do të mundësojë lidhjen e dy rrugëve nacionale (SH4-SH8) dhe përfshin edhe një degëzim që mundëson lidhjen me qytetin e Vlorës. Rruga e Lumit të Vlorës ka një gjatësi prej rreth 90 .

Loti III përfshin segmentin Ura e Laskos – Kuç dhe Ura e Laskos – Qafa e Mbretës.

Qeveria ka lejuar sektorin e ndërtimit të vijojë punën, duke siguruar masat e publikuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për parandalimin e përhapjes së COVID-19./atsh

Loading...