7 Prill 1939 – Rënia heroike e detarit Mujo Ulqinaku – Nga Kap.Rang. I-rë Artur Meçollari

7 prill 1939 – Rënia heroike e detarit Mujo Ulqinaku

Datë në historinë e Forcës Detare

Në 7 prill 1939, ditë e fillimit të operacionit të pushtimit të Shqipërisë nga Mbetëria e Italisë dha jetën në mbrojtje të Atdheut, detari i Marinës Mbretërore Shqiptare kapiten anije Mujo Ulqinaku (Cukali). Mujo Ulqinaku përfaqëson simbolin e rezistencës së popullit shqiptar kundër pushtimit nga Italia Fashiste dhe heroin e parë të Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri. Po në këtë ditë ranë heroikisht shumë luftëtarë dhe patriotë në mbrojtje të lirisë, Hamid Dollani, Haxhi Tabaku, Hysen Koçi, Isak Metalia, Ismail Reçi dhe Ramazan Velia. Gjatë rezistencës morën pjesë shumë detarë të Marinës Mbretërore duke përfshirë edhe mikun e ngushtë të Mujo Ulqinakut, detari Stefan Maliko Goga (Medalja e Artë e Shqiponjës).

Mujo Ulqinaku lindi në Ulqin në vitin 1896 në familjen ulqinakase Cakuli. Më pas punoi si detar në Shkodër dhe Durrës, në Marinën Mbretërore. Për aktin e tij heroik në mbrojtje të Shqipërsë, Mujo Ulqinaku është nderuar me titujt dhe dekoratat më të larta:

Me rastin e 30-vjetorit të çlirimit të Atdheut Kuvendi i Shqipërisë me dekretin nr. 4600, datë 22.11.1969, ka dekoruar Mujo Ulqinakun me urdhërin “Hero i Popullit (Pas vdekjes)”.

Me vendimin nr. 1749, datë 9.09.1946, të ish-Komitetit Ekzekutiv të Këshillit Popullor të Rrethit Durrës, Mujo Ulqinaku është shpallur “Dëshmor i Atdheut” (Pas vdekjes), me motivacionin: “Duke luftuar me armë në dorë deri sa dha jetën për mbrojtjen e truallit shqiptar kundër pushtimit fashist Italian, në datën 7 prill 1939”.

Me vendimin nr. 15, datë 31.10.2003 Komisioni Qendror i Statusit “Dëshmor i Atdheut”, i ka njohur Mujo Ulqinakut statusin “Dëshmor i Atdheut” (Pas vdekjes).

Me rastin e 70-vjetorit të çlirimit të Atdheut Presidenti i Republikës me dekretin nr. 8826, datë 28 nëntor 2014 ka dekoruar Mujo Ulqinakun me “Medalja e Artë e Shqiponjës” (Pas vdekjes).

Me rastin e 75-vjetorit të çlirimit të Atdheut Presidenti i Republikës me dekretin nr. 13366, datë 24 nëntor 2019 ka dekoruar Mujo Ulqinakun me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar“(pas vdekjes), me motivacionin “Për heroizmin, trimërinë dhe sakrificën më sublime në mbrojtje të sovranitetit territorial të atdheut, lirisë dhe pavarësisë së Shqipërisë, si shembull monumental i patriotizmit dhe atdhedashurisë, si simbol i mbrojtjes së dinjitetit kombëtar, si model i ushtarakut që i qëndron deri në fund betimit para Flamurit Kombëtar”.

Loading...