Mjeku Jetish Jetishi e ka fituar betejën me Covid-19 pasi rezultoi pozitiv ditë më parë.
Por kjo gjë nuk ka ndodhur me vajzën.
Përmes një lidhje skype për emisionin “Vizioni i Pasdites” në Vizion Plus, Jetishi rrëfeu se përvecc vajzës së tij pjesa tjetër e familjes nuk është prekur nga Koronavirus dhe se lodhja e humbja e shijimit kanë qenë simptomat kryesore.
“Nga mua është infektuar vetëm vajza ime, e cila është asimptomatike. Është mirë, është distancuar nga familja në dhomë të veçantë.
Unë nuk kam infektuar asnjë nga koleget dhe kjo më ka lehtësuar. Vajza ka pas simptoma të lehta ka bërë testin dhe ka dalë pozitive, ndërsa gruaja dhe djali jo.
Është 20 vjeçare dhe studente e mjekësisë.
E kuptova që ndjeva lodhje jo të zakonshme dhe më dhimbnin muskujt, tharje fyti dhe humbje e pjeshme të shijimit. Këto ishin shenjat dhe u distancova nga pjesa tjetër.”
Për mënyrën se nga ku mund ta ketë marrë virusin, mjeku Jetishi u shpreh se ky është një armik I padukshëm dhe se ende nuk e di ku apo si mund të jetë infektuar.