Bino flet për lehtësim të masave: ‘Qytetarët të mbajnë me detyrim maska në markete,veçanërisht të shmangen…’

Në deklaratën e përditshme të dhënë nga ana e ministrisë së Shëndetësisë, u tha sot se në 24 orët e fundit janë vërejtur vetëm 6 raste të reja me koronavirus në vendin tonë, duke na dhënë shpresë se jemi drejt një ulje të kurbë së rasteve.

Silva Bino, drejtoreshë e departamentit të sëmundjeve infektive në ISHP, teksa apeloi që të respektoheshin të gjitha masat për distancimin social mes qytetarëve, u shpreh se në ditët në vijim mund të kemi një zbutje të lirisë së lëvizjes, gjithnjë duke zbatuar kushtet e higjenës.

Bino tha se të gjithë qytetarët duhet të pajisen me maska dhe me doreza në momentet kur janë në vende me grumbullim të madh, apo kur shkojnë në markete dhe në dyqanet e shërbimeve.

Bino tha se është shumë e rëndësishme, veçanërisht që të shmangen vizitat mes familjarëve, pasi siç kanë treguar edhe rastet e fundit, në Shkodër, apo dhe në Tiranë, shumica e të prekurve kanë shkelur rregullat e distancimit social.

”Siç shihet, sot kemi një ulje të ndjeshme të numrit të rasteve të prekurve nga COVID-19 që tregon se hetimi epidemiologjik dhe gjurmimi i rasteve të reja apo kontakteve të tyre ka funksionuar në mënyrën e duhur dhe është kryer sipas protokolleve të përcaktuara.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. Sic e tregojnë edhe shifrat e ditëve të fundit, ku ka raste brenda të njëjtës familje, është e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye për të parandaluar transmetimin e COVID-19″, tha Bino.

Loading...