Tronditëse/ Vr.et gruan dhe veten me plumb në kokë, dyshonte se ishin prekur nga koronavirusi

Një ngjarje tronditëse raportohet nga mediet e huaja, teksa një burrë ka qëlluar për vdekje bashkëshorten e tij dhe më pas ka vrarë edhe veten, pasi dyshonte se ishin infektuar me koronavirus.

Viktimat janë Patrick Jesernik 54 vjeç dhe Cheryl Schriefer 59 vjeç, trupat e të cilëve janë gjetur në dhoma të ndara në shtëpi dhe të dy ishin qëlluar në kokë me një armë, e cila u gjet pranë Jeserink.

Autoritetet deklaruan se të gjitha dyert dhe dritaret brenda shtëpisë ishin mbyllur nga brenda dhe shtëpia ishte e rregullt, nuk kishte shenja luftimi. Personi që njoftoi policinë u shpreh se ishte shqetësuar për faktin që nuk i kishte parë prej ditësh dhe nuk kishte komunikuar me ta.

Është raportuar se Schriefer kishte vështirësi në frymëmarrje, e cila është një nga simptomat e koronavirusit.

Të nesërmen, një autopsi u krye në çift dhe zbuloi se gruaja ishte qëlluar në pjesën e pasme të kokës në distancë të afërt. Burri dhe gruaja rezultuan negativisht ndaj COVID-19.

Loading...