Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe me pyje në malin e Krujës.
Zjarri ka rënë në afërsi të fshatit Rranxë dhe sipërfaqja që po digjet është me dhjetëra hektarë.
Por me gjithë zjarrin masiv është e pamundur ndërhyrja me mjete zjarrfikëse për shkak të mungesës së rrugës dhe kërkohet ndërhyrje nga ajri për shuarjen e flakëve.
E gjithë zona është mbuluar ndërkohë nga tymi.
Dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm për të hapur kullota ose parcela për kultivim kanabisi pasi është periudha e mbjelljes.
Loading...