Sot është ditëlindja e koloses së këngës shqiptare, Vaçe Zela. Presidenti Ilir Meta e ka kujtuar ditën e lindjës së këngëtares, e cila la pas një trashëgimi të madhe muzikore ndër breza.
Në mesazhin e tij, kreu i shtetit nenvizon se vepra dhe trashëgimia e saj e pasur flet më shumë se çdo gjë tjetër, teksa ka përshëndetur qytetarët me këngën “Rrjedh në këngë e ligjërime”, që ka kënduar Vaçe Zela.
“Sot është ditëlindja e mbretëreshës së përjetshme të këngës shqiptare, Vaçe Zela, Nderi i Kombit.
Vepra dhe trashëgimia e saj e pasur flet më shumë se çdo gjë tjetër.
Ndaj dëshiroj t’i përshëndes të gjithë shqiptarët me një nga perlat e saj!
I përjetshëm kujtimi i kësaj koloseje të këngës dhe kulturës shqiptare! 🇦🇱 🎼”, shkruan Meta.