Ndonëse 51-vjeçari ishte vendosur në një dhomë të izoluar në Klinikën Emergjente të QKUK-së, teksa priste rezultatet e COVID, ai u largua nga spitali.
Kanë qenë mjekët ata që kanë lajmëruar policinë, se një person me COVID, ishte zhdukur nga spitali.
“Tek ne erdhi ai pacient. Ne ishim duke e trajtuar, dyshuam se po ashtu ishte prekur nga Covid 19. E izoluam rastin por ai në mbrëmje kishte ikur nga klinika”, thanë për Express mjekët e Emergjencës.
Pas kërkimeve të policisë, personi në fjalë, nga Malisheva u lokalizua. Ndërkohë, IKSHP tha se po gjurmohen kontaktet e punëtorit nga Malisheva.
Loading...