Kuriozitete
Dhjetë fakte interesante rreth parave
përdorim çdo ditë, punojmë për to, i fitojmë e i shpenzojmë. Por sa dimë rreth parave?
Paratë e letrës (kartëmonedha) për herë të parë janë bërë në Kinë para rreth 1000 vjetëve.
Dollari amerikan konsiderohet zakonisht paraja më e përdorur në botë.
Në vitin 1920, për herë të parë u përdorën kredit kartelat në Amerikë.
Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës është objekti, ndërtimi i së cilit ka kushtuar më së shumti para: rreth 150 miliardë dollarë amerikanë.
Gruaja e vetme, figura e së cilës u shfaq në një monedhë amerikane, ishte Martha Washington.
Figura e mbretëreshës Elizabeth II është më së shumti e shfaqur nëpër monedha.
Një nga picat më të shtrenjta në botë ka kushtuar 4200 £.
Thuhet se Pablo Escobar kishte aq shumë para të gatshme (cash), saqë minjtë hanin pothuajse një miliard dollarë të parave të tij çdo vit.
Janë tri mënyra se si qeveritë sigurojnë para: duke i shtypur, duke i huazuar ose duke mbledhur taksa nga qytetarët e vet.