Rama jep lajmin e mirë

Kryeministri Edi Rama sqaron edhe njëherë të gjithë qytetarët, që iu ka skaduar karta e identitetit, se mund ta përdorin atë për të kryer shërbime në banka, deri në fund të kësaj situate të krijuar nga koronavirusi.

Kreu i qeverisë publikon në “Facebook” letrën e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, drejtuar bankave të nivelit të dytë, ku iu kërkon të pranojnë kartat e skaduara gjatë kësaj periudhe.

Mesazhi i Ramës:
U LUTEM TË GJITHË ATYRE QË ANKOHEN, PYESIN, KOMENTOJNË PËR KARTAT ID QË JANË JASHTË AFATIT KUR DUAN TË SHKOJNË NË BANKË, TË MOS PËRTOJNË TË LEXOJNË KËTË SHKRESË SE TEK E TEK TË GJITHËVE NUK U SHPJEGOJ DOT TË NJËJTËN GJË!ID KONSIDEROHEN TË GJITHA TË VLEFSHME, MJAFTON TË PRINTONI NGA KOMPJUTERI JUAJ APO NË KOMPJUTERIN E BANKËS NJË ÇERTIFIKATË TË FRESKËT NGA E Albania.

Loading...