Sa mund te rezistoje Shqiperia?Sa mundet qe shteti te perballoje nje gjendje te tille?
Kjo eshte pyetja qe me vjen ndermend shpesh gjate dites.
Kjo eshte nje lufte e cuditshme.
Ushtare e civile jane e njejta gje. Je ti, ti njeriu cilido qofsh ti me uniforme apo pa uniforme, ne shpi, ne pune, ne krevat, ne rruge, kudo gjendesh ti, trupi yt eshte vija e frontit.
Nje vije fronti thuajse e tmerrshme, nuk di ku jane vijat e armikut, nuk di ku ta godasesh, ku te fshihesh, thjesht beteja ajo vendimtarja, behet brenda teje, brenda trupit tend. Per ta fituar kete beteje te duhet te futesh ne nje beteje tjeter paralele, betejen me mendjen tende, me durimin tend, me sakrificen tende.
Vetetm ai qe fiton kete betejen e dyte ka shancet te fitoje edhe te paren. Nese gjithmone tjetri, bashkeluftetari me ty eshte po ashtu fitimtar ne betejen me mendjen dhe durimin e tij.
Qytetet jane te heshtura, kemi kaq vite qe armikun e kishim brenda vatres familjare si krim, sherr, dhune e varferi, tani po kerkon te futet brenda trupave tane si virus, .
Prioriteti i vetem i tij si duket jemi ne. Secili prej nesh pa dallim, vlerash a pasurie, fame a pushteti,. Ne linjen e dyte qendrojne mjeket qe merren me te plagosurit. Mjeket shpesh me ngjajne si ato monumentet e heronjve te lashtesise qe here i gjejme pa krah, here pa koke, here pa kembe apo ndonje gjymtyre tjeter. Ata po mundohen t’ja dalin, por nuk i dihet sa kapacitet kane realisht nese do kishte nje epidemi te vertete.
Gjithshka hesht, dhe Shqiperia ulet cdo dite e me poshte ne ate tharmin qe quhet gjalleria e jetes.
Gjithsesi kesaj situate, nuk na mungon humori, keshtu psh, kryeministri i trembur per vdekje del cdo dite e ndan tmerrin e tij me ne, saqe ngaterron dhe Spanjen me Algjerin, por edhe barsaletat i thurim shume bukur
Barcaleta e diteve te fundit!
Zoti merrte raport periodik nga engjejt. Nje mengjes hyn engjelli dhe raporton.
Zoti im! Ne Kine ka dale nje virus vdekjeprures!
Zoti uli syte dhe vazhdoi nuk e prishi terezine.
Pas ca muajsh hyn engjelli dhe raporton. Zoti im! Virusi ka vajt ne Itali. Zoti rrudhi ballin por prape uli syte.
Pas ca ditesh engjelli: Zot..kaloi dhe ne Spanje e ne France virusi.
Zoti prape nuk levizi nga aty ku ishte ulur.
Nje mengjes engjelli thote; Zoti im. Virusi po shperndahet ne Shqiperi.
Zoti ngrihet ne kembe me ton te larte iu hakerrua engjellit; po ti tani me thua mua ? Kaq vone? Behuni gati urgjent!
O Zoti im..i tha engjelli. Ju nuk levizet per gjithe ato shtete e u ngritet per nje vend te vogel si Shqiperia?
Po normal- tha Zoti. Ata cdo gje e lene ne doren time!