Lajm i mirë/ Nënë Rukia, plot 84 vjeçe ka lënë spitalin

Një tjetër lajm i mirë vjen nga spitali Infektiv.

Mësohet se një paciente 84 vjece ka lënë sot spitalin, pasi ka fituar betejën me COVID.

Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Përmes një statusi në ‘Facebook’ Manastirliu thekson se 8 pacientë janë kthyer në shtëpi këto 24 orët e fundit.

“Nënë Rukija plot 84 vjeç ka lënë spitalin #Infektiv e shëruar nga 🤜#COVID19🤛
8️⃣ pacientë janë kthyer në shtëpi në 24 orët e fundit ✅
Deri tani 1️⃣5️⃣4️⃣ qytetarë dhe staf mjekësor e kanë mundur #covid19❗️”, shkruan Manastirliu.

Loading...