Si është mbrojtja më e mirë nga Sars CoV2?
Ndërsa ekspertët kanë mendime të ndryshme mbi maskat mbrojtëse, ata të gjithë janë unison të bindur që dorezat shkaktojnë rrezik në përhapjen e këtij virusi por dhe viruseve të tjerë.
Se si do vendosi politika për lirim masash a jo, një gjë është e sigurte që virusi Sars CoV2 do jetë ende i pazhdukur. Pyetja kryesore që lind është si do ruhemi në vijim nga ky virus?
Politika dhe shkenca diskutojnë energjikisht per maskat. Ka disa studime e hipoteza por fakte të sakta shkencore ende jo. Por po shtohen hipotezat (informacione) që maska mbron dhe duhet mbajtur.
Meqë Sars CoV2 është virus respirator është për t’u përshëndetur fakti që mbajtja e maskës e ul deri diku rrezikun e shpërndarjes së tij.
Po dorezat?
Ka shumë mjek e virologë që i drejtohen popullit duke i këshilluar të mos mbajnë doreza plastike pasi ato janë përhapëse virusesh me katapultë.
Instituti gjerman i higjienës deklaron që mbajtja e dorezave plastike nuk mbron as personin vetë e as të tjerët. Duart me apo pa doreza munden të kontaminohen në të njëjtën mënyrë. Dhe viruset që ndodhen në këto objekte mund të shpërhapen si me apo pa doreza në të njëjtën masë.
Dhe një herë Instituti i higjienës i qetëson njerëzit duke përsëritur që Sars CoV2 merret nëpërmjet gojës, hundës e syve (Kur bien në kontakt) dhe mjafton të mbajmë duart larg fytyrës./lajm i fundit