Vlorë/ Super Okazion! Shitet Apartament,1+1+A+BLK, Kati 6, Sip.72m2, në Skelë

Shitet:Apartament tipit 1+1 +banjo me ballkon, Sip.72m2, Kati 9-të, ose i 6-ti banim, Pallati-Qendra-Çobo, pranë rrethë rrotullimit dhe fillimit të Rrugës Skelës-Uji Ftohtë / ose Sheshi “Isa Boletini”150m larg Portit Detar Vlorë.

-Pallati i ri 12-katësh, ndërtim i viteve 2015-2016, me punime cilësore, me ashensor, me kamera dhe administrator, me 2-kate parkim, 3-kate sipërfaqe tregtare dhe 9-kate banim. Pallati është 150 m larg detit, buzë rrugës kryesore për në Skel-Uji Ftohte, në një zonë mjaft të preferuar, dhe me pamje mjaft te bukur si nga deti ashtu edhe nga qyteti i Vlores. Pallati është me pozicion dhe pamje më të madhe nga deti (në jug-lindje dhe jug/perëndim në drejtim dhe me pamje nga Porti i Vlores.
Apartameti: është i tipit 1+1 me sipërfaqe 72m2, 1-banjo, një koridor dhe një ballkon, në katin e gjashtë-banim. Apartamenti është i bollshëm, me pamje/pozicion nga deti, dhe fushë–pamje nga rruga e Ujit të Ftohtë, Porti(Sheshi Isa Boletini) deri në pjesën më të madhe të qytetit. Apartamenti është me kubaturë të lartë, me banjo të kompletuar e funksionale, ndërsa pjesa e ndënjes/sogiorno, kuzhinajanë të pamobiluar,ndërsa dhoma e gjumit pjesërisht e mobiluar.
Përbërja dhe Planimetria Apartamentit: Përbëhet nga një koridor hyrës, dhe në të djathtë gjendet banjo+dush e kompletuar. Ndërsa drejt koridorit gjendet pjesa e ndënjes/sogiorno me kuzhinën dhe këndi i ngrënies, e cila ka dalje, e lidhur me derë-dritare me ballkonin, me pamje nga deti. Nga pjesa e ndënjes/sogiorno kalohet në të djathtë, në dhomën e gjumit normale me dritare dhe me pamje nga ana e detit.
Muret dhe tavanet: Muret janë në përgjithësi të rregullta, drejta dhe një pjesë me harke (dhoma e gjumit), të suvatuara/patinuar dhe të lyera me ngjyrë të hapura, në të bardha, ndërsa tavanet normale, patinuar ngjyrë të bardhë.
Dyshemeja:është e shtruar e gjitha me pllaka cilësore, me përmasa mesatare dhe ngjyrë bezhë.
Dyert e brendshme: prej druri, ngjyrë bezhë në pak të hapur, ndërsa dyert e ballkonit dhe dritraret vetratë-duralumin dopio xham, ngjyrë të bardhë dhe me grila plastike të bardha.
Apartamenti ofron një pamje mjaft tërheqëse dhe magjepëse, duke filluar nga krahu i Ujit te Ftohtë, ishullin e Sazanit, Portin e Vlorës deri në pjesën më të madhe të qytetit.
Përdorimi i mëparshëm e aktual: Apartamenti nuk eshte banuar asnjëhere dhe aktualisht është bosh, pa banor, dhe i pa mobiluar dhe aktualisht është i destinuar për shitje.
Dokumentacioni: Së shpejti do pajisen me Çertifikatë Pronësie të rregullt, mund të shitet edhe me kontat-sipërmarrje aktuale në çdo moment.
Çmimi i Shitjes: Shitet me 550 euro €/m2, pjesërisht i mobiluar, me banjo të kompletuar. Vlera e apartamentit është e likujduar plotësisht me investitorin.
Adresa: Në rrugën Çamëria/Skelë-Uji Ftohtë Vlorë/ pranë Portit Detar dhe Sheshit “Isa Boletini” Vlore
Cel. : 0696281433
A&D General Services Studio (A&D.G.S.S-Imobiliare)
Adresa: Blv. Bajram Curri, Ndërtesa 258, Kati 1, nr.7
St.Unazës pranë Ministrisë së Shëndetësisë, Tiranë
Tel: +355(0) 42 340 855
Cel: +355 (0) 69 62 81 433
Email: adstudiosherbimesh@gmail.com

Loading...