ITALI – 10 viktima nga moti i keq

Nga Vilma Xole

Mbrojtja Civile italiane njoftoi në një komunikatë për shtyp përshkallëzimin e bilancit me 10 të vdekur nga moti i keq dhe përmbytjet që po godasin Italinë që prej së dielës.

Një numër i madh institucionesh arsimore do të vijojnë të qëndrojnë të mbyllura edhe sot në të gjithë vendin.

Përveç pesë viktimave të regjistruara gjatë ditës së së hënë, një burrë humbi jetën në Venecia nga rrëzimi i një peme, në mënyrë të njëjtë edhe një zjarrfikës në veri të vendit.

”Një grua u vra nga vërshimi i baltës dhe i shkëmbinjve në shtëpinë e saj në Trentino”, saktësuan autoritetet.

Gjashtë rajone të Italisë janë në gjendje emergjence pas valëve të stuhive, shirave të rrëmbyer dhe përmbytjeve që po godasin vendin, bënë të ditur autoritetet.

Rajonet me alarmin maksimal janë Lombardia, Veneto, Friuli-Venecia Giulia, Liguria, Trentino-Alto Adige dhe Abruzzo, me shpejtësi të erës që arrijnë deri në 100 kilometra në orë.

Shkollat në shumë qytete, përfshirë Romën, janë të mbyllura për shkak të motit ekstrem.

Autostrada dhe hekurudha në kalimin e Brennerit janë rihapur pasi u mbyllën për një rrëshqitje të tokës në zonën e kufirit italo-austriak.

Kalimi në mes të Italisë dhe Zvicrës në Sempione, gjithashtu është ende i mbyllur.

Një biznesmen dhe tre punëtorë humbën jetën pas një rrëshqitjeje të tokës, ndërkohë që po punonin për të ndrequr një kanalizim në zonën e Crotones./ /v.b/ a.jor.

ROMË, 30 tetor /ATSH-AFP/

Loading...