Përbërësit:
4 vezë
1 filxhan çaji e 2 lugë gjelle sheqer
1 filxhan çaji qumësht
2 filxhan kafe vaj bimor
1 filxhan kafe lëng limoni
Lëkura e një limoni
300 gr miell
Përgatitja:
Në një tas rrahim vezët, shtojmë sheqerin dhe i përziejmë së bashku derisa sheqeri të shkrijë dhe vezët të zbardhen.
Shtojmë qumështin dhe i përziejmë, shtojmë vajin dhe lëngun e limonit, lëkurën e limonit, miellin e situr, pluhurin pjekës dhe i përziejmë së bashku derisa të na formohet një masë që derdhet rrjedhshëm, jo i trashë.
Lyejmë një tepsi keku me gjalp dhe e pudrosim me miell. Shtojmë brumin e kekut dhe e vendosim në furrën e parangrohur në temperaturë 175-180 gradë, për 40 minuta.
Loading...