Mjeku Gega: Në Shqipëri mund të jenë mbi 1 mijë të infektuar. Eksperti Dasho: Nuk e besoj

Mjeku Ariet Gega mendon se në Shqipëri mund të jenë deri në 2 mijë të infektuar.

Gjatë debatit në emisionin “360 gradë” eksporti i Shëndetit Publik, Erion Dasho tha se nuk i beson teorive konspirative, por atyre zyrtare.

Ariet Gega: Në Shqipëri aktualisht mortaliteti është diku te 20 e ca pacientë.

Nuk dua të besoj që mortaliteti është shumë i lartë në Shqipëri, por nuk mund të ketë 400 raste në Shqipëri. Duhet të jenë mbi 1 mijë, diku 1 mijë-2 mijë, duke u nisur nga mortaliteti.

Erion Dasho: Unë tentoj ti besoj më tepër dhe jam i linjave zyrtare. Teoritë konspirative gjithmonë do të ekzistojnë, aq më tepër kur janë problem të reja shëndetësore si ky i covid-19.

Teoritë konspirative e kanë shoqëruar që nga fillimi epideminë dhe ka patur teori të shumta.

Unë i besoj më tepër teorive zyrtare./oranews

Loading...