Gjesti human i personelit të Forcës Detare, dhurojnë gjak për fëmijët talasemikë

Situata e vështirë që koronavirusi ka krijuar në vendin tonë ka sjellë një ulje drastike të dhurimit të gjakut, për shkak të frikës së qytetarëve.

Megjithatë, duke filluar nga presidenti, thirrjes së kryqit të Kuq i janë përgjigjur pozitivisht shumë insitucione.

Së fundmi është Personeli i Forcës Detare të cilët kanë dhuruar gjak në ndihmë të të sëmurëve.

Dhurimi i gjakut është bërë në ambientet e Qendrës Shëndetësore të Forcës Detare, efektivë të kësaj komande dhe reparteve vartëse të saj janë paraqitur vullnetarisht për të dhuruar gjak, në ndihmë të fëmijëve talasemik dhe urgjencave të ndryshme mjekësore, duke pasur në konsideratë emergjencën e situatës së krijuar nga COVID-19.

Loading...