A ka një lidhje mes vaksinës së tuberkulozit dhe koronavirusit? A janë më të mbrojtur ata që e kanë bërë këtë vaksinë?

A ka një lidhje mes vaksinës së tuberkulozit dhe koronavirusit? A janë më të mbrojtur ata që e kanë bërë këtë vaksinë?

Kjo është pyetje që po qarkullon shpesh tek qytetarët shqiptarë muajin e fundit, pas rënies së pandemisë COVID-19.

Prof. Arjan Harxhi, mjeku i njohur infeksionist shprehet se kjo pyetje është ngritur me të drejtë dhe ka ardhur pasi rajone të caktuara kanë një hasje më të pakët dhe një virulencë apo forma të rënda të sëmundjes se sa vende të tjera.

Ai deklaroi se kjo do investigime të mëtejshme por është gjetur kjo lidhje në hartë, që vende që kanë aplikuar vaksinën e tuberkulozit, e famshmja BCG-ja mundet të ketë një ndikim në këtë lloj hasje më të pakët në frekuencë dhe në ashpërsi të infeksionit të koronavirusit.

“Jemi në një periudhë pandemie dhe që patjetër ka interes për ta parë këtë sëmundje dhe këtë fenomen nga shumë këndvështrime. Një pyetje që është ngritur me të drejtë është që pse vende të caktuara, rajone të caktuara kanë një hasje më të pakët dhe një virulencë apo forma të rënda të sëmundjes se sa vende të tjera dhe është gjetur ky lloj asociacioni apo ndërlidhje midis këtyre fenomeneve. Këtë e studion shkenca e epidemiologjisë, pra sheh që ka një lidhje dhe nëse është një lidhje dhe nëse është lidhje shkaksore kjo do investigime të mëtejshme por është gjetur kjo lidhje në hartë, që vende që kanë aplikuar vaksinën e tuberkulozit, e famshmja BCG-ja mundet të ketë një ndikim në këtë lloj hasje më të pakët në frekuencë dhe në ashpërsi të infeksionit të koronavirusiti. Mund të jetë një lidhje. Unë uroj që të jetë sepse do ishte një bonus për Shqipërinë”, tha mjeku Harxhi.

Loading...