Digjet banesa në Gjirokastër, zbardhen arsyet dhe emri i pronarit

Një shtëpi është përfshirë nga flakët e zjarrit në Gjirokastër në lagjen Gërhot të qytetit jugor.

Mësohet nga burimet se shtëpia është në pronësi të Arben Kovaçit ndërsa zjarri ka rënë pasi gruaja e tij ka harruar ndezur furnelën e gazit.

Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e shërbimit zjarrëfikës ku po punojnë për shuarjen e flakëve ndërsa siç duket nga pamjet dëmet mendohet të jenë të konsiderueshme.

Loading...