Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, deklaron se gjatë 24 orëve të fundit kanë ardhur në jetë 34 bebe në dy maternitete në Tiranë.
Manastirliu shprehet se “jeta triumfon, edhe pse jemi në një periudhë të vështirë”.
“Edhe pse në një periudhë të vështirë për të gjithë sistemin shëndetësor për shkak të situatës së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19, jeta triumfon.
24 orët e fundit kanë qenë të pazakonta në kryeqytet ku kanë lindur plot 34 bebe në dy maternitetet e Tiranës!”,- thekson Manastirliu.
“Në të gjithë vendin, gjatë këtij muaji në përballjen me COVID-19, në maternitetet tona nga veriu në jug të vendit kanë ardhur në jetë 1 470 fëmijë”,- nënvizon ministrja Manastirliu. /atsh