Nga ora 13.00 e ditës së sotme deri të hënën në 05.00 gjithçka do të jetë e mbyllur dhe të gjithë do të jemi të detyruar të qëndrojmë në shtëpi.
Po ashtu ndalohet ofrimi I shërbimit nga të gjitha aktivitetet.
Sakaq nga dita e hënë e javës tjetër, fasha orare do të zgjatet deri 17.30 për qytetarët, shërbimet ushqimore, farmacitë dhe bankat autorizimet për leje-dalje për pazar do të jenë 90 minuta.
Qeveria shqiptare e sheh fundin e muaji maj si një afat kohor optimist për të dalë nga faza e parë e përballjes me COVID-19.
Ndërsa javen e ardhshme do të publikohet paketa e dytë financiare e cila do të mbështesë bizneset e vogla që u goditen indirekt nga VKM e ;qeverisë kundër COVID-19. Punonjësit e bizneseve të mëdha, që bazuar në listë-pagesat e fundit të ditës së djeshme, figurojnë të goditur nga lufta në vendin e tyre të punës si dhe sektorët e turizmit e të industrisë fason dhe njësitë prodhuese në tërësi.
Gjithashtu për javen tjetër Edi Rama dha një lajm të mirë për shtetasit shqiptar që kanë mbetur të bllokuar jashtë kufijve të Shqipërisë. Ai paralajmëroi se të hënë do të bëhet publik një plan detajuar për hapjen e rrugës së riatdhesimi, por me kushtin e karantinimit 14-ditor.