Ardi Veliu: Qëllimi i Policisë jo vetëm të ndëshkojë, por të informojë dhe këshillojë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka folur për rolin e Policisë në këtë situatë me koronavirusin në Shqipëri.

Veliu ka thënë se Policia nuk ka pasur qëllim vetëm të vendosë gjobat por edhe të informojë dhe këshillojë.

Sipsa tij shumë qytetarë ishin të painformuar ndaj masave dhe rrezikut apo pasojave të COVID-19 dhe Policia ka pasur për qëllim parësor kufizimin e lëvizjeve.

”Një muaj e pak për Policinë, si ka qenë situata, si e ka përballuar?

Tashmë prej më shumë se një muaji gjithë Policia është angazhuar dhe përfshirë për të siguruar të gjitha aktet normative që kanë dalë në funksion të fatkeqësisë dhe emergjencës, gjitha vendimet e KM si dhe Ministrisë së Shëndetësisë që kanë synuar normimin e disa masave për të përballuar këtë pandemi.

Policia ka kaluar në gatisshmëri. Gjitha komisaritatet sistem 12 orarsh. Jo vetëm për të garantuar rendin dhe sigurinë por dhe vendimet e akteve që kanë dalë. Punonjësit e policisë jo vetëm janë përfshirë në terren por edhe aktet që rregullojnë veprimtarinë, plani i veprimit, riplanizim, riformatim të sistemit të shërbimit. Në disa plane.
Plani i parë për rendin dhe sigurinë. Plani i dytë për respektimin e akteve. Por edhe për detyra të tjera të diktuara nga puna e përditshme.

Sa bashkëpunues janë qytetarët?

Qysh në fillim ju e keni pasqyruar që puna jonë e përdithshme nuk ka qenë e fokusuar thjesht tek ndëshkimet por dhe tek këshillimet apo informimi. të gjitha këto veprime çojnë në zbatimin e normave. Nuk kemi pasur qëllim vetëm të ndëshkojmë por të kufizojmë lëvizjet, kemi përdorur dhe këto metoda.

Një nga format është dhe e informimit dhe këshillimit. Shumë njerëz nuk kishin informacion por as pasojat, kushtet ku ne ndodheshim. Policia vërtet është institucion i administratës së shtetit që duhet të përdorë edhe forcën por në themel të saj ka dhe shërbimin e komunitetit. Detyra jonë që të informojmë dhe qytetarët kanë qenë bashkëpunues por ka pasur edhe individë për të cilët kemi përdorur gjobat. ”- tha Veliu.

Loading...