Shitje rekord për patate, fermerët të kënaqur me kërkesën e tregut

Ne Juglindje te vendit jo vetem molla, por dhe patatja eshte shitur ne masen 85 per qind, sasia me e madhe muajin e fundit.

Nje gje e tille eshte bere me dije nga drejtuesit e bujqesise se rajonit te Korçes.

Nga rreth 60 mijë ton patate që prodhohet në të gjithë qarkun, ka mbetur ende e pa shitur rreth 7 mijë ton, sasi e cila pritet të tërhiqet në ditët që vijnë.

Shitja e patateve vitet e kaluara ka qenë e vështirë për mungesë të tregut. Por këtë vit, kriza e koronavirusit e shtoi kërkesën në maksimum.

Ndërkohë, autoritetet vendore u kanë kerkuar fermereve që te drejtohen prane zyrave te bujqesise per t’u pajisur me NIPT. Kjo per te mos pasur pengesa ne qarkullimin e tyre ne te gjithe qarkun.

Java që vjen pritet të jetë edhe më e favorshme për fermerët pasi do të kenë më shumë lehtësira në lëvizje.

Loading...