Deputetja e PS-së Senida Mesi ka përshëndetur këngëtarin e mirënjohur Bujar Qamili i cili mbrëmjen e së shtunës, doli në sheshin e Parrucës për t’u dhuruar shkodranëve çaste të gëzuara, ndërsa ata e ndoqën spektaklin nga ballkonet dhe dritaret e shtëpive.
Mesi shprehet se “nga Bujar Qamili, një dhuratë për Shkodrën në këto ditë të vështira. Live në sheshin Parrucë, me spektatorë online dhe nëpër dritare e ballkone pallatesh”.
Këngëtari i muzikës popullore Bujar Qamili vazhdon të dhurojë spektakël live me këngët e tij të dashura për Shkodrën në sheshin Parrucë. /atsh
Loading...