Besimtarët katolikë festojnë sot ringjalljen e Krishtit, pashkët.
Papa Françesku gjatë fjalës së tij në vigjilje të Pashkëve të shtunën mbrëma, në Bazilikën pothuajse të zbrazët të Shën Pjetrit, tha se në këtë kohë pandemie njerëzit nuk duhet t’i dorëzohen fr ikës. Ati i Shenjtë u tha besimtarëve që çdo gjë do të shkojë mirë.
“Ne nuk do të dorëzohemi, ne nuk vendosim një gur mbi shpresën.
Ne mundemi dhe duhet të shpresojmë se Zoti nuk ka lënë të vetëm…Çdo gjë do të shkojë mirë, le të themi kështu me këmbëngulje këto javë, por edhe shpresa më e fortë mund të avullojë.
Shpresa e Jezusit është ndryshe. Zoti është i madh. Errësira dhe vd ekja nuk do ta thonë fjalën e fundit.”, u shpreh Papa Francesku.
Italia vijon lu ftën me COVID-19. Festimet për pashkët po bëhen në kushte izolimi. Askush nuk ka qenë në prezent në kisha apo katedrale dhe mesha kudo është zhvilluar online.