Pezullohet shefi i Qarkullimit Rrugor në Vlorë

Shefi i Qarkullimit Rrugor në Vlorë, Rustem Plakaj është pezulluar nga detyra pasi ka thyer rregullat e karantinës duke luajtur futboll.

Lajmin e bën të ditur Policia e Shtetit e cila njofton se 10 persona janë ndëshkuar me masë administrative pasi janë kapur në shkelje të orarit të karantinës duke luajtur futboll në një fushë në pyllin e Sodës në Vlorë.

“Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit pezullohet nga detyra Shefi i Seksionit të Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, Komisar R. P., njëri nga pjesëmarrësit që luante futboll.

Gjithashtu, nga Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit nisi hetimi disiplinor për shkelje të rëndë, si dhe u bë pezullimi nga detyra i punonjësit të Policisë G. F., për mospërmbushje apo dështim në përmbushjen e detyrave ose përgjegjësive të caktuara, pasi konstatoi personat dhe nuk mori masë administrative ndaj këtyre shtetasve”, njofton policia.

Personat e ndëshkuar do të karantinohen për 14 ditë gjatë të cilave do të mbahen në mbikqyrje nga policia./opinion

Loading...