Historiku si lindi karantina, si nevojë për të shpëtuar miliona jetë njerëzore

Kryeministri Edi Rama tregoi sot historikun se si lindi karantina, si nevojë për të shpëtuar miliona jetë njerëzore.

“Studiuesi persian i mjekësisë, Ibn Sina (980-1037), dyshoi se disa sëmundje përhapeshin nga mikroorganizmat! Për të parandaluar infektimin nga njeriu tek njeriu, ai shpiku metodën e izolimit të plotë të njerëzve për 40 ditë. Këtë metodë e quajti al-Arba’iniya -“Dyzeta””, tha Rama.

Tregtarët nga Venediku kishin dëgjuar për metodën e tij të suksesshme dhe e sollën atë në Itali. “E quajtën “Quarantena” (“Dyzeta” në italisht). Kjo është edhe fillesa e fjalës “karantinë””, shtoi ai.

Duke cituar Kuranin e Shenjtë, Rama tha: “Kush shpëton një jetë njerëzore, është njësoj si të ketë shpëtuar të gjithë njerëzimin” (5:32).

Ai shtoi se “ende sot, metoda e Ibn Sina-s shpëton jo mijëra, po ndoshta miliona jetë”.

Emri i plotë i Ibn Sina-s ishte Abu Ali Al-Hussein Ibn Abdullah Ibn Sina. Në perëndim e njohin edhe me versionin latin të emrit të tij: Avicenna./atsh

Loading...