Ndonëse sot është festë, në Spitalin Infektiv punohet.
Stafi mjekësor vijon t’iu shërbejë pacientëve të infektuar me koronavirus.
Një infermiere ka vendosur të festojë nga spitali, duke dhuruar caste emocionuese edhe për të sëmurët.
Bëhet fjalë për infermieren Pashke Topaja, e cila iu ka dhuruar vezën e Pashkës të infektuarve.
“Infermiere Pashke Topjana sot në këtë ditë Pashke është në shërbim të të sëmurëve me #covid19 në spitalin infektiv. Ajo ka dashur që të ndajë gëzimin e festës me pacientët që si Pashka, kanë shumë nevojë të ndjejnë ngrohtësinë familjare në këtë ditë të ringjalljes së shpresës🙏🏼”, shkruan Manastirliu.
Loading...