Kishte shkuar për vizitë te djali, v.des nga COVID-19 në Amerikë shqiptari,ish-këshilltari bashkiak

Një ish-këshilltar bashkiat në Lezhë ka humbur jetën për shkak të koronavirusit në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Bëhet fjalë për Agron Vrajan i cili fatkeqësisht nuk e ka fituar dot luftën me COVID-19, duke shtuar numrat e fataliteteve në radhët e shqiptarëve.

Vraja nuk mundi ta shijonte dot sa duhej udhëtimin e tij në SHBA pasi kishte vetëm dy muaj që kishte shkuar atje për të vizituar djalin që e kishte me studime.

Fatkeqësisht si pasojë e kësaj ndodhi edhe infektimi me COVID-19.

Vraja ishte baba I dy fëmijëve, ndërsa së fundmi punonte si specialist pranë këshillit bashkiat të Lezhës. Lajmi për humbjen e jetës është bërë publik nga miq të tij në rrjetet sociale të cilët kanë shprehur edhe dhimbjen për ndarjen para kohe me këtë botë.

Loading...