Publicisti shqiptar Petrit Kuçana ka folur për gjendjen e shqiptarëve që ndodhen në Britani, ku ka thënë se ka patur edhe 6 viktima shqiptarë nga koronavirusi.
Sipas tij, 2 janë nga Kosova dhe 4 nga Shqipëria, ku i fundit ishte një vizitor në Londër që ka qenë vizitor tek i biri.
Ai ka thënë se emigrantët po përballen me një situatë shumë të vështirë, pasi shumica e tyre punojnë në të zezë dhe nuk përfitojnë nga paketa ekonomike e Britanisë.
Kuçana u shpreh se emigantët kërkojnë të kthehen në vendin e tyre, pasi janë në kushtet e mbijetesës, por kufijte janë të mbyllur.
Loading...