Do të shaj o Edi Rama,
Se të djathtët ma kërkuan.
Do të shaj që çke me të,
Për Edin thon ,pse nuk shkruan?
Do të shaj unë për Tiranë,
Kur ti drejtove Bashkinë.
Ku kioskat ti pastrove,
Si kërpudhat kishin mbirë.
Për Tiranën do të them,
Pse i dhe identitet.
I hoqe të gjith pisllëkun.
Që ish kthyer si mesjet.
Pse e prishe ti projektin,
Që të djathtët kishin plan.
Ktë metropolin Shqiptarë,
E donin të ish si “Han”.
Do të shaj o Edi Rama,
Për punët që ti ke bërë.
Prishe dhe zgjerove rrugët,
Lirove parqet e zënë.
Do të shaj pse u dorzove,
Kur votat ti vodhi Luli,
Dhe Bashkinë ai e mori,
As një gozhdë nuk e nguli.
Do të shaj pse ti fitove,
Dhe erdhe në qeverri.
Do të shaj dhe për reformat,
Pse i nise ato ti?
Do të shaj për Vlorën time,
Që ti je dhe deputet.
Pse e bëre Lungo Maren?
Prishe Hotelet në det.
Do të shaj për rrugën time,
Që ngjitet Lumit përpjet,
Pse fillove ti punimet?
Afron fshatin me qytet.
Do të shaj unë për tërmetin,
Pse ra ai pa të pyet,
Pse njerzve ti pran u gjende?
Për ta lype në çdo shtet.
Do të shaj dhe për koronën,
Pse për njerzit ke kujdes?
Po lëri o burrë i dheut,
Kush s’do jetën le të vdes.
Do të shaj për Shqipërinë,
Pse do ta çosh në Europ?
Bën atë që di më mirë,
Kush punon nuk shahet dot.
Këto të shara që të bëra,
Ti bëra se mi kërkuan.
Un të shava aq sa munda,
Kush kupton e ka kuptuar.
Bari Hibraj 13 . 04 .2020 Leçe Itali.