Qëndrimi ynë i fortë ka cenuar lirinë e qytetarëve, por liritë kthehen, të vdekurit jo!

Në një dalje live për publikun kryeministri Rama u shpreh se është detyra e tij si kryeministër që të mos dëgjojë sirenat që thonë të hapemi dhe të sfidojmë armikun.

Rama theksoi se është i vetëdijshëm që ky qëndrim cenon liritë e qytetarëve, por kryeministri u shpreh se liritë do të rikthen, por të vdekur jo.

Rama: Di edhe tjetër gjë që detyra ime në këtë kohë është që të mos dëgjoj sirenat joshëse që thonë që hajde të hapemi dhe ta sfidojmë armikun. Por këtë gjë e provuan edhe më të fortë se na, por janë zhytur në një vorbull vdekjesh. Ne e kemi kaluar mrekullisht këtë situatë dhe po shohim që kurba jonë po mbahet nënë kontroll, nuk po shohim që po mungojnë shtretërit, nuk kemi humbje jetësh në bluzat e bardha, nuk e kemi vdekje që s’kemi ku t’i varrosim.

E di që ky qëndrim i fortë në mbrojtje që kemi zgjedhur dhe që po mbajmë e cenon lirinë e qytetarëve, e cenon ekonominë e familjeve dhe atë kombëtare, ama mos harroni, që liritë do të kthehet sapo do ta fitojmë këtë luftë, ekonomia do të ringrihet, por të vdekurit nuk do të kthehen, nëse sot e tradhtojmë kauzën e mbrojtjes së çdo jete. Unë e di mirë që është detyra ime që ta lehtësoj sado pak pasojat e luftës për të gjithë ata që janë prekur nga pasojat e luftës në ekonominë shqiptare. Ju e dini mirë që ne nuk do të lëmë asgjë që kemi në dorë për të bërë gjithçka që është e mundur pa bërë, që çdo familje të mos mbetet kurrë vetëm. Asgjë nuk kemi kursyer dhe asgjë nuk do të kursejmë për t;ia lehtësuar frymëmarrjen në ekonominë e tyre familjare.

Rama po ashtu tha se është ngritur një grup ekspertët si për shëndetësinë, ashtu edhe për ndikimi që kjo pandemi ka të ekonomia kombëtare.

Rama: Por pyesni e cili është ai kryeministër që nuk do të jepte gjithçka që tua hiqte këtë stres kaq të madh të gjithëve atyre që udhëheq? Nuk ekziston një i tillë dhe më besoni se siç kemi ngritur një rrjet ekspertët për të përballuar luftën nga pikëpamja shëndetësore çka e shpjegon edhe suksesin që kemi arritur deri këtu, së bashku padyshim. Pa dyshim kemi ngritur një rrjet ekspertët që të bëjmë më të mirën që kjo situatë sjellë te më të prekurit dhe tek ekonomia kombëtare. Duhet dhe do të bëjmë çmos që askujt të mos i mungojë asgjë, por duhet ta kuptojmë se nuk mund t’i shpenzojmë menjëherë të gjitha municionet se ja ku jemi sot, lufta vazhdon dhe nuk e dimë se sa do të zgjasë, dhe nga kjo luftë do të dalim të dëmtuar, por jo të shkatërruar.

Loading...