Kryeministri Edi Rama në një komunikim live me qytetarët në FB ka thënë se Shqipëria sapo ka kaluar mesin e tunelit të luftës ndaj koronavirusit.
Ai i bën apel shqiptarëve të bëhet të gjithë bashkë nga Shkodra deri në Vlorë pasi një fije e hollë peri e ndan Shqipërinë nga ecja drejt fitores ose prapakthehu në qorrsokak.
Më shumë ky apel ishte ndaj opozitës të cilën e ftoi që online të diskutohen vendimet dhe cilësitë e ekzekutimit të tyre nga qeveria.
”Sy më sy në ekranet online që janë për praktikë për vendimet që marrim dhe cilësinë e tyre. T’i flasim popullit me një zë për të mbrojtur çdo jetë shqiptare deri në fund, që nga Shkodra që e kujtojë komunist që duhet përqeshur, deri në Vlorë që e mendojnë si opozita që mundet me të qeshura. Le të bëhemi të gjithë shqiptarë, si popull, si vend, dhe si përfaqësues.
Uroj që ky apel i sinqertë mos bjerrë në vesh të shurdhët që është shumë delikat në këtë luftë pasi sapo kemi dalë nga mesi i tunelit dhe vetëm një fije e hollë peri na ndan nga ecja përpara drejt daljes, ose ecja prapakthehu në qorrsokak.”- tha Rama.