Tre shqiptarë nga Lezha kanë gjetur vdekjen në dhe të huaj për shkak të koronavirusit.
Ledi Skuraj, Agron Vraja dhe Pavlin Nikolla janë tre jetët e humbura të qytetarëve nga Lezha në këto 24 orët e fundit.
Ledi Skuraj, baba i dy fëmijëve ishte vendosur prej vitesh në Angli.
Ai punonte si oficer sigurie në një kompani private, ndërsa në fund të muajit mars u infektua nga Covid-19. Pas përpjekjeve të mjekëve dhe mjekimit intensiv në spital ai nuk mundi të jetojë.
I dyti ish-këshilltar i Bashkisë Lezhë, është Agron Vraja i cili dy muaj më parë u nis në Amerikë për të vizituar djalin e tij student atje.
Por, në ato pak ditë qëndrimi është infektuar me koronavirus dhe nuk ka mundur të shpëtojë.
I treti është Pavlin Nikolla i vendosur prej vitesh në Italinë fqinje së bashku me familjen e tij.
Ai jetonte dhe punonte në Milano, por nuk ka mundur të fitojë mbi koronavirusin, edhe pse ai asnjëherë nuk kishte shfaqur sëmundje të mëparshme./abcnews.al