Emocionuese/ Mjekët organizojnë takim për çiftin e të moshuarve në spital

Përqafimi midis një çifti të moshuar, Giorgio dhe Rosa, i martuar për 52 vjet, është bërë viral në rrjet.

Giorgio, i shtruar në spital në Itali me COVID-19, kishte shprehur dëshirën për të takuar Rosën.

Ai u kishte treguar mjekëve se ndihej mjaft i trishtuar sepse donte të shkonte në shtëpi për të takuar Rosën e tij.

Por disa ditë më pas, edhe ajo shtrohet në spital. Ky ishte momenti i duhur që mjekët t’i plotësonin dëshirën për ta takuar.

“Ishte një nga ato takimet që nuk harrohen. Askush nga ne nuk arriti të mbajë lotët. Një përqafim i gjatë, fjalë të ëmbla, dhjetë minuta butësi dhe urime për shëndet”, thanë mjekët.

Loading...