Duket se ishulli verior japonez i Hokkaidos po përjeton pikërisht atë që shumë epidemiologë kanë paralajmëruar: pas një kufizimi të suksesshëm të shpërthimit të parë, relaksimi i kufizimeve ka sjellë një valë të dytë infeksionesh.
Hokkaido është vendi i parë në Japoni që u godit më fort nga virusi. Në mes të shkurtit, guvernatori shpalli gjendjen e emergjencës, shkollat u mbyllën dhe njerëzve iu bë thirrje të qëndrojnë në shtëpi.
Izolimi goditi industrinë e turizmit dimëror në mënyrën më të keqe të mundshme. Resortet e skive ishin plotësisht të boshatisura. Por funksionoi dhe në mes të marsit, niveli i infeksionit kishte rënë në disa raste në ditë.
Në fund të marsit shkollat u hapën dhe jeta nisi të rikthehej në normalitet disi. Por tani, vetëm dy javë më pas, është rishpallur një tjetër gjendje emergjence. Në fund të javës së shkuar, numri i infeksioneve të reja është rritur nga mes 15 deri në 20 raste në ditë, që është më e lartë se gjatë valës së parë.
Shkollat janë mbyllur sërish dhe njerëzve iu është kërkuar të qëndrojnë në shtëpi.
Hokkaidi nuk është vetëm. Tokio, Kanagawa, Osaka dhe gjashtë prefektura të tjera janë në gjendje emergjence. Në mbarë Japoninë janë 8 mijë raste dhe Tokio është epiqendra.