Soiciologu anglez: Personat që bëjnë banjë dielli nuk rrezikojnë të përhapin koronavirusin nëse…

Nuk ekziston asnjë dëshmi që personat që bëjnë banjë dielli tëpërhapin koronavirusin.

Sipas sociologut britanik, Robert Dinguoll, shijimi i diellit pranveror nuk ka asnjë problem për sa kohë që ruhet distancimi social.

Ai po ashtu u tregua mjaft kritik ndaj strategjisë së ashpër të zbatuar nga qeveria britanike, duke sugjeruar se rreziqet e transmetimit të virusit jashtë nuk janë aq të mëdha sa ç‘pretendohet.

Këto komente vijnë në një kohë kur qeveria britanike po diskuton planin e masave që mund të merren në një të ardhme të afërt për heqjen e disa prej masave shtrënguese që ajo shpalli afro një muaj më parë kur gjendja e koronavirusit në vend filloi të rëndohej.

Loading...