A infektohesh sërish nëse e ke kaluar njëherë koronavirusin? Sqaron Pëllumb Pipero

Shumë pyetje ka nëse infektohesh njëherë me koronavirus e pas shërimit, a rrezikon sërish trupi për një infektim të dytë.

Këtë gjë e ka sqaruar mjeku infeksionist Pëllumb Pipero.

Nëse e ke kaluar njëherë koronavirusin studimet tregojnë se fiton imunitet.

“Kush kalon njëherë COVID-in le imunitet nuk infektohet për herë të dytë thonë studimet.

Por duhet të kalojë të paktën 6 muaj, që të themi që imuniteti është i qëndrueshëm.

Studimet dëshmojnë se mundësia për t’u rikthyer është e vogël.

Por ende ka shumë pikëpyetje nëse sëmundja lë apo jo imunitet, por konfirmimet më të shumta flasin në favor të një imuniteti afatgjatë” tha ai.

Loading...