Ishulli i Zvërnecit

I mbuluar nga pishat e larta, ky ishull i vogël i Vlorës mund të arrihet duke ecur përmes një ure 270 metra të gjatë, që të mundëson një takim unik me natyrën.

Ishulli e ka marrë emrin nga fshati me të njëjtin emër dhe ndodhet rreth 13 km larg qytetit të Vlorës.

Ishulli dhe fshati shtrihen në pjesën veriore të distriktit të Vlorës dhe është pjesë e guidave lokale turistike Vlorë-Fshati Zvërnec-Ishull Zvërnec.

Vendndodhja
Për të shkuar në Zvërnec duhet të kalosh përmes fshatit të Nartës dhe pyllit të vjetër të Sodës. Rruga, e cila është e asfaltuar, e tepër komode, përfundon në kufijtë e saj me pamjen e ishullit të Zvërnecit. Ishulli njihet për pyllin fantastik prej disa hektarësh me pemë të larta që e mbrojnë si kurorë dhe për Manastirin e Shën Mërisë, një vepër e periudhës bizantine. Lartësia e ishullit është rreth 30 metra mbi nivelin e detit.

Manastiri i Zvërnecit
Manastiri është një nga veprat më mbresëlënëse të trashëgimisë kulturore dhe fetare.

Ndërtimi i tij mendohet të ketë ndodhur mes shek të XII-XIII dhe karakterizohet nga stili bizantin në arkitekturë. Për të shkuar në manastir ndiqet një urë druri, tipike për distanca të shkurtra, e cila lëkundet mbi ujërat e detit që ndan tokën nga ishulli.

Manastiri mban emrin e Shën Mërisë; çdo 15 gusht banorët përreth e kremtojnë këtë datë të kalendarit liturgjik si ditën e gruas që lindi Krishtin. Në varrezat e manastirit ndodhet dhe varri i gruas që qëndisi flamurin, me të cilin u shpall Pavarësia e Shqipërisë në vitin 1912.

Ikonostasi i Manastirit, foto nga Sarah Goolishian.

Pylli
Pylli i Zvërnecit është monument natyre me nje siperfaqe prej disa hektarësh. I gjithë kompleksi me pemë të larta është mbresëlënës në fushën e studimeve shkencore, pasi konsiderohet si habitat i pasur për lakuriqin e natës.

Loading...