Pas lajmit të mirë të shërimit të 80-vjeçares, historia e saj ka dhe një anë të trishtueshme pasi bashkëshorti i saj, 90 vjeç, ishte viktima e vetme e ditës së sotme tek Infektivi.
Gruaja ka dalë negative në testin e dytë dhe pritet të dërgohet nga Infektivi në Spitalin e Fierit.
Asaj nuk i është thënë ende se bashkëshorti i saj nuk mund të dal fitues në betejën me COVID, duke humbur jetën.
Dy bashkëshortët e moshuar ishin të prekurit në një pallat në lagjen “15 tetori” në Fier, ndërsa infektimi i tyre nuk ka lidhje me histori udhëtimi në vendet e prekura apo kontakte me personat e infektuar.
90-vjeçari ndërroi jetë në spitalin Infektiv mëngjesin e sotëm. Ai vuante edhe nga sëmundje bashkëshoqëruese si diabeti, astma bronkiale dhe hipertensioni. Ai ndodhej prej 11 ditësh i intubuar në Spitalin Infektiv, po nuk mund dot t’ia dalë.