KLP emëron Gjon Fushën si drejtues të përkohshëm në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Gjirokastër

KLP organizoi sot në orën 11.00 mbledhjen plenare nëpërmjet platformës online në praninë e të 8 anëtarëve dhe në mungesë të Esmeralda Keshi Cami.

Në mbledhjen e sotme KLP.miratoi caktimin e përkohshëm të prokurorit Gjon Fusha në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Gjirokastër.

Prokurori Gjon Fusha do tё ushtrojё funksionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Gjirokastër, përkohësisht nga data 16.04.2020 – 15.07.2020.

KLP vendosi të japë leje të papaguar për arsye familjare për prokurorin Elion Mustafaj, prokuror në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për një periudhë 1 vjeçare.

KLP miratoi projektvendimit “Për krijimin dhe administrimin pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë të Dosjes Personale dhe të Regjistrit të Prokurorëve”

Loading...