Petulla të shpejta me shije magjike

Përbërësit:

3 gota miell

2 gota qumësht

Pak krip

Pak sheqer

1 lugë çaji maja

Përgatitja

Hedhim miellin në një enë, më pas shtojmë kripën, sheqerin dhe majan.

Në fund shtojmë qumështin duke e përzier brumin me lugë.

Brumi nuk duhet të jetë i ngurtë.

Pasi e përgatisim e mbulojmë me një kapak dhe e lejmë të vij për 1 orë.

Më pas në një tigan me vaj të nxehur hedhim brumin me ndihmën e një luge gjelle.

Petullat mund të shoqërohen sipas dëshirës me të ëmbla ose të kripura.

Loading...