Japrakët (sarma) me gjethe rrushi me vaj ulliri, që bëhet me gjethe hardhie (rrushi) duke mbështjellë këto fletë me orizin e lezetuar me qepë e erëza, mund ta hasni pothuajse në çdo vend të Lindjes së Mesme dhe Mesdheun Lindor.
Edhe pse ky gatim pëson ndryshime të vogla për shkak të shijes së çdo kombi, ose mban emër tjetër, thelbi i këtij gatimi është i njëjtë. “Japrak me gjethe rrushi me vaj ulliri” në Turqi përgjithësisht konsumohet si meze ose si ushqim plotësues.
Sarmat mund ti hasni pranë çajit, madje edhe në sofrën e mëngjesit. Duke qenë se përgatitet pa përbërje (produkte) shtazore, japrakët janë shumë të përshtatshëm edhe për veganët ose vegjetarianët. Tani nëse jeni gati, le të kalojmë tek receta e gatimit.
Përbërësit e nevojshëm për sarma me fletë hardhie janë si më poshtë:
Gjethet e rrushit mund të përdoren të freskëta nëse jeni në stinën e pranverës dhe mjafton që ti zieni ato, por nëse bëhet fjalë për stinë të tjera mund të përdorni gjethe hardhie (në këtë rast fletë rrushi) të konservuara, pra që ruhen përgjithësisht në kavanoza me ujë të kripur për mos tu prishur.
300 g gjethe rrushi
1 limon
4 lugë buke vaj ulliri
1 gotë uji me ujë të ngrohtë.
Për harxhin
½ gotë uji me vaj ulliri
3 qepë të mesme të prera imët
1 gotë e gjysmë uji me oriz
1 gotë uji me ujë të ngrohtë
1 lugë buke me stika pishe
1 lugë buke stafidhe e zezë (ribes)
1 lugë kafeje me kripë
1 lugë kafeje me piper të zi (pluhur)
1 lugë kafeje me nenexhik (të tharë dhe bluar)
1 lugë kafeje me piper Xhamajke (Pimenta)
½ lugë kafeje me kanellë
Tani erdhi radha e përgatitjes. Së pari gjethet e rrushit të konservuar i lëmë të presin 5 minuta në një tas të thellë me ujë të nxehtë, në mënyrë që tu dalë kripa. Më pas gjethet i marrim dhe shpërlajmë në ujë të ftohtë dhe i shtrydhim me kujdes në mënyrë që të kullojë ujin e tepërt.
Nga ana tjetër përgatisim harxhin. Në një tenxhere hedhim ½ gotë uji me vaj ulliri, qepët e prera imët dhe stikat e pishës dhe i kaurdisim. Orizin e lajmë deri sa ti dalë niseshteja. Më pas orizin e hedhim në tenxhere dhe vazhdojmë ta kaurdisim. Më pas hedhim me radhë
stafidhen e zezë, kripën, piperin e zi, nenexhikun dhe vazhdojmë ti trazojmë. Pas kësaj shtojmë një gotë uji me ujë të nxehtë deri sa të zbutet orizi. Orizin e bërë e heqim nga zjarri dhe e lëmë të ftohet pak, më pas i shtojmë piperin e Xhamajkës dhe kanellën dhe i trazojmë bashkë.
Tani erdhi radha të mbushim gjethet. Marrim një gjethe dhe e shtrijmë në një bazament të drejtë (zakonisht në tavolinë) në mënyrë që damarët e gjethes të jenë për lart. Me ngadalë, në mënyrë që të mos dëmtohet gjethja i presim kërcellin me një thikë të mprehtë (edhe ndonjë damar nëse është shumë i trashë). Në mes të gjethes vendosim një lugë kafeje nga harxhi i përgatitur me oriz. Anët e gjethes i palosim sipër harxhit dhe e mbështjellim shtrënguar atë si rul. Tabanin e tenxheres së sarmave e mbulojmë me disa gjethe rrushi dhe japrakët që kemi përgatitur fillojmë ti radhitim njëra pranë tjetrës në tenxhere mbi gjethet që shtruam më parë. Limonin e presim në feta dhe e shtrojmë sipër sarmave. Në mënyrë që gjethet të mos hapen gjatë zierjes i vendosim sipër një pjatë të rrafshët. Pasi ti kemi shtuar 1 gotë e gjysmë uji me ujë të nxehtë dhe 2 lugë buke me vaj ulliri, e lëmë tenxheren të ziej me zjarr të ulët për rreth 35 minuta. Sipas dëshirës ky gatim mund të shërbehet i vakët ose i ftohtë.