Ditën e sotme pritet të zhvillohet seanca e parë plenare, e para në kohë koronavirusi.
Deputetët do të jenë prezentë në sallën e Parlamentit për të diskutuar ne lidhje me miratimin e 22 nismave ligjore, perfshire edhe denimin me 15 vjet burg per personat qe perhapin koronavirusin, nje ndryshim ky qe kerkon nderhyrje ne Kodin Penal dhe per te cilin mazhorances i duhen edhe vota nga opozita.
Sipas rregullores se bere me dije qe me heret, ligjvënësit do të jenë të pajisur me maska, dezinfektantë dhe doreza, si edhe duhet të ruajnë distancën e sigurisë nga njëri-tjetri.
Pritet që kjo seancë të zgjasë vetëm dy orë për shkak të situatës nga pandemia e koronavirusit.
Mes të tjerash, gjate kesaj seance do të diskutohet prë ndryshimet në Kodin Penal, aktet normative që janë nënshkruar nga Ministria e Shëndetësisë për masat kundër COVID-19, lirimi i një kategorie të dënuarish, etj..
Ne kete seance pritet të diskutohen edhe dekretet e presidentit Ilir Meta, i cili ka kthyer për rishqyrtim ligjin për pronat dhe atë për sekuestrimin e pasurive nga OFL.