Përbërësit:
Kos
Kunguj
Vaj ulliri
Kripë
Hudhra
Përgatitja:
Marrim kungujt dhe i lajmë.
Më pas i presim në formë të rrumbullakët.
Tepsinë e lyejmë me vaj ulliri dhe pasi i kemi prerë i përziejmë të gjitha sëbashku në mënyrë që vaji i ullirit të shpërndahen njëtrajtësisht. Pas hapjes në tepsi i hedhim dhe kripën dhe sërish i përziejmë.
I fusim në furrë derisa të zverdhen dhe më pas i hedhim hudhër sipas dëshirës.
Pas hedhjes së hudhrës i lëmë edhe pak minuta sa kungujt të marrin një tjetër shije. Pasi i nxjerrim nga furra dhe i lëmë të ftohen, i hedhim kos. I përziejmë me kujdes dhe i lëmë të ftohen pak në frigorifer për t’i konsumuar më pas.
Loading...