Deputeti i opozitës së re, Lefter Maliqi ka kritikuar qeverinë në Kuvend për rolin e saj në këtë situatë pandemia me COVID-19 duke e quajtur si një ‘show’ nga ana e saj.
Maliqi i bën thirrje deputetëve të heq maskat jo ato kirurgjikale por ato të fytyrave dhe mos jenë si aktorë të pështirë.
Po ashtu deputeti thotë se qeveria mashtron me shifrat e familjeve të ndihmuara.
”Edhe në këtë situatë të dytë fatkeqësie edhe pse është pandemi globale, po shihni në parlament që po bëjnë shoë ndërsa të gjithë sot më shumë se kurrë e kemi treguar se jemi të barabartë dhe nuk është asgjë pasuria apo
Këta kanë nja 7 vite që janë me maska por dua t’ju them që në të dyja fatkeqësitë edhe në tërmet edhe në pandemi kemi parë aktorim dhe madje këta janë aktorë të pështirë. Ministra me garuzhde dhe përparëse, madje dhe me lotë krokodili madje dhe me qeset. Thonë 200 mijë familje, shifra mashtruese ndërkohë që kanë gjithë pushtetet.
Mos kini frikë hiqini maskat. Keni marrë 2 autoambulanca, ky mbrapa e di veten prefekt, ka nxjerrë ushtritë, luftë me mullijtë e errët. Ç’luftë more, kjo është sfidë që do e kalojmë me këshillat e ekspertëve. ”- tha Lefter Maliqi.