“Njerëzit mendojnë se kjo iku, është Edi Rama që nuk do që ne të shkojmë në punë.
Krahas hapjes për popullin, duhet masat edhe për ata që kërcënojnë duke mos respektuar rregullat.
Ne po përgatisim një plan të detajuar me protokolle sigurie për ata që do bëjnë biznes sipas niveleve të riskut, dhe ata që nuk i respektojnë, patjetër që do të dënohen.
Në javët në vijim do të hapemi dhe do të shtrëngojmë masat për ata që nga hapja und të sjellin përmes shkeljeve, rimbylljen.
Po abuzuan me hapjen ata nuk duhet të jenë 100 mijë veta, mjafton të jenë 100 veta na mbyllin prapë brenda, dhe atëherë as qese nuk ka më.Dhe kjo gjë duhet parë e gjithë si një luftë e përbashkët.
Nuk ka për të ndarë ne dhe ata. Se ky rrezik nuk pyet as sa i gjatë as sa socialist as sa demokrat e socialistë, as sa i zgjuar e budalla. Ky të kap e të mbërthen. Nuk duhet të ushqejnë popullin me helm e me mllef, me dëngla e me broçkulla. Nuk ka tender sekret këtu. Janë procedura të përshpejtuara siç i parashikon ligji.
Në kohë lufte këto sjellje janë kriminale. Unë po ju bëj thirrje, mos bashkëpunoni me COVID-in votoni Kodin. mos u bëni agjentë të COVID, mos votoni kundër duke bërë atë që COCVID pret, që të ketë hapësirë dhe të shkojë t’i hipë në kurriz atyre që shkelin dhe të transportojë bomba. Bombën ta hedh armiku nga lart, ndërsa këto i transporton ti që je një dënglaxhi që për fatkeqësinë e parlamentit ke mundësinë të marrësh fjalën edhe këtu”, tha Rama.